Bieber përleshet me fotografët (Video)

f.0309185939885_m

Superylli i tinejxherëve, Justin Bieber, është përleshur sërish me fotografët, kësaj radhe në Londër.

Derisa po dilte nga një objekt dhe po shkonte drejt automjetit të tij, përpara këngëtarit kanadez ndodheshin disa fotografë. 19-vjeçari e ka shtyrë njërin prej tyre dhe është futur në automjet.

Më pas fotografi ka bërtitur se është sulmuar fizikisht, ndërsa një tjetër e ka ofenduar këngëtarin e famshëm.

I hidhëruar nga ky ofendim, Bieber ka dalë nga automjeti dhe është nisur drejt fotografit, mirëpo e ka ndalur stafi i sigurimit të tij.

Vizita e Justin Bieber në Londër është shoqëruar me disa situata kontroverse, mes të cilave mbajtja e një maske gazi pas largimit nga një restorant kinez, pastaj vonesa dyorëshe në koncert, si edhe kolabimi në skenë dhe shtrirja në spital. /