Bie në lumë çifti i bashkëshortëve, mbytet burri

loading...

540995_472420516145076_599071108_n

loading...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh kanë rënë aksidentalisht në lumin Zaranikë dhe njëri prej tyre ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake ka qenë policia, e cila ka ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë çiftin nga lumi i rrëmbyeshëm, si pasojë e reshjeve. Policia bën me dije se, gjatë transportit për në spital ka humbuar jetën Agim Hashari 30 vjeç. Ndërsa gruaja Miranda Hashari rreth 30 vjeç ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se gjatë nxjerrjes së viktimës nga uji është dëmtuar edhe një polic.

loading...