Bie makina në lumin “Osum”, ende nuk dihet për viktima

313374_473811902672604_342962570_n

Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin “Osum”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka viktima apo jo nga aksidenti.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin Drogonik-Berat, në vendin e quajtur “Ura e Varur”.

Policia dhe zjarrfikësit që ndodhen në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e mjetit në lumi si edhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit./