Biçikletën e kishte ngrënë pema para 50 vjetësh (video)

loading...

timthumb

loading...
Pas 50 vjetësh shfaqet biçikleta e ngrënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur 50 vjet më parë në Uashington ku një fëmijë la biçikletën e tij pranë një peme dhe shkoi për të luajtur me bashkëmoshatarët. Kur u kthye nuk e gjeti më atë.

Sot, 50 vite më vonë biçikleta u rishfaq “e gëlltitur” nga një pemë, duke u shndërruar në një vepër arti që vetëm nëna natyrë di të krijojë. Imazhet e biçikletës në mes të trungut të pemës u shfaqën thuajse një vit më parë në gazetën lokale “Discover Washington State”, që atëherë shkruante se Helen Puz, 99 vjeç mbeti e habitur kur i pa dhe rrëfeu se bëhej fjalë për biçikletën e humbur në vitin e largët 1954 të djalit të saj Don.

Në atë vit, rrëfen e moshuara, më vdiq bashkëshorti, fqinjët dhe komuniteti na ndihmuan me dhurata, mes tyre edhe biçikleta për djalin tim.

Aktualisht imazhet po bëjnë xhiron në internet dhe janë shndërruar në burim frymëzimi për një dokumentar në një televizion japonez, ndërsa vendi po vizitohet nga qindra persona për ta parë nga afër atë.

loading...