Beyonce shokon me këngën e re

timthumb

Edhe pse kanë pritur një kohë të gjatë këngën e saj të re, adhuruesit e Beyonce-it kanë mbetur të shokuar me hitin e saj të ri, i cili qysh tani ka shkaktuar kontroversë.

Beyonce është një nënë shumë e zënë. Ka paralajmëruar turneun e ri, albumin e ri, ndërsa tani në faqen e saj zyrtare ka postuar hitin e saj të ri ‘Bow Down/ I Been On’, përkrah një fotoje kur ajo ka qenë e re.

Por ajo ka shokuar me vargjet e kësaj kënge. “E di se kur keni qenë vajza të vogla, keni ëndërruar botën time. Mos harroni këtë. Respektojeni këtë, largohuni lavire”, thuhet mes tjerash në këtë këngë. Dhe për këtë ajo ka marrë shumë komente, ku është kritikuar dhe kënga e saj është quajtur si shumë ofenduese dhe shokuese. “Si ke mundu të këndosh në inaugurimin e Obama-s dhe pastaj të lëshosh një këngë të tillë ofenduese. Jam e shokuar”, thuhet në njërin prej komenteve.