Beyonce punon për Rita Orën – promovon modelet e koleksionit të saj (Foto)

Këngëtarja e re britanike me prejardhje shqiptare nga Kosova ka dizajnuar për firmën gjermane ADIDAS koleksionin e parë të saj të veshjeve, kurse në promovim i ndihmon askush më pak se – Beyonce.
Pasi diva amerikane e muzikës në faqen e saj publikoi fotografinë e saj me koleksionin e veshjeve të Rita Orës, shqiptarja reagoi dhe menjëherë në Instagram publikoi edhe foto të tjera, duke falënderuar njëkohësisht Beyonce dhe duke e quajtur atë “motra ime e madhe dhe mbretëresha”.

Rita pastaj ka shkruar se në moshën e saj më të re ka punuar në dyqanin sportiv dhe ka shitur atlete që edhe sot e kësaj dite ajo i adhuron, si dhe ka thënë që është tejet e lumtur që ka rastin të bashkëpunojë me markën e veshjeve sportive produktet e së cilës i ka shitur kur ishte 16-vje?are.

Ndërkaq, për koleksionin e saj Rita ka deklaruar se me rastin e dizajnimit niset nga dëshira që të krijojë di?ka komode, por që njëkohësisht duket edhe seksi.