Beyonce i bashkohet Ritës në filmin erotik

0Përveç këndimit në të cilin ka arritur majat, ajo po dëshiron të provojë veten edhe si aktore. Është kjo këngëtarja seksi, Beyonce, e cila në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ka paralajmëruar trilerin e filmit në të cilin ajo merr pjesë.

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një klip të shkurtë, që paralajmëron trilerin e filmit. Në përpunimin e novelës ’50 Shades of Grey’ për ekranin e madh, që do të mbajë të njëjtin emër janë duke u bërë regjistrimet e fundit.

Traileri zyrtar do të lansohet me 24 korrik, ndërsa filmi do të shfaqet për publik më 14 shkurt 2015. Se çfarë përmban filmi nuk e dimë, por deri më tash në klipin e Beyonce, po e shohim krye personazhin Cristian Grey duke shikuar nga dritarja e zyrës, një femër duke ngrehur lartë fustanin dhe po, frymëmarrjen e thellë të Beyonces.

Novela e erotike E. L. James, që është bërë fenomen në mbarë botën, pritet të ketë të njëjtin sukses dhe në adoptimin për film. Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është pjesë e këtij filmi, ku do të ketë rolin e motrës së Anastasias, që është e dashura e Greyt.