Besojeni apo jo, kjo vajzë dikur ka qenë djalë

Kur shikon pamjen e një vajze bionde me tipare të theksuara e me një trup seksi është paksa e vështirë ta besosh se dikur kjo vajzë ka qenë djalë dhe kjo falë operacioneve plastike që ka bërë.

Eden Estreda nga Los Angeles e nisi karrierën si model mashkull, por ai nuk besonte se ky ishte trupi që ai dëshironte.

Në moshën 21 vjeçare, Eden iu nënshtrua operacioneve plastike për të kaluar plotësisht nga mashkull në femër.

Atë e thërrasin Eden The Doll pasi fytyra e tij është kthyer vërtet në një kukull.

Fotot e vjetra të Eden tregojnë trupin e tij si mashkull dhe tani trupin si një femër super seksi.