Besnik Tahiri: Zogu i Tunës OK, por ka edhe më të mirë

Se zogu i Tunës është bërë aq i komentuar kjo po vërehet çdo ditë e më shumë. Atë vetëm se po e bënë të famshëm zogu i saj, e aspak nuk po i pengon, madje po i sjell edhe përfitime të mëdha.

Në emisionin Express të Ktv-së, një mendim për zogun e Tunës, ka dhënë edhe kryetari i AAK-së për Prishtinën dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri.

“A ka shqiptarë që se njeh Tunën dhe zogun e saj. Unë kam mendim pozitiv për të, është tepër këngëtare atraktive, është ambicioze dhe ka shumë këngë të saj që na bëjnë të ndihem mirë. Zogu po bënë një punë të mirë”, ka thënë Tahiri.

Ai ndër të tjera, përpos që ka lavdëruar ‘zogun’ e Tunës, ka thënë se ka edhe më mirë se zogu i saj.

“Ka lloj-lloj zogjsh, që janë në Afrikë dhe në të gjithë kontinentin. Është i mirë, mirëpo ka edhe më të mirë. E mira s’ka skaj”, ka potencuar Tahiri.

Tuna me këngën e saj Feniks, në bashkëpunim me reperin Cozman, ka arritur që për pak ditë të mbledh miliona klikime në kanalin e saj në Youtube.