Besiktas gati 1 milion € për Valdet Ramën

0

Mund të jetë në Turqi e ardhmja e Valdet Ramës. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili aktivizohet në radhët e Real Valladolid në La Liga, ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të rëndësishme turke, Besiktas-it.

Drejtuesit e ekipit, e shohin një përforcim me vlerë lojtarin e kombëtares shqiptare dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë 1 milion Euro. Madje mësohet se palët kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur akordin me Ramën, i cili vetëm sezonin e kaluar rinovoi kontratën me spanjollët.