Beshiktashi kërkon Arijan Ademin

loading...

Sport-2013-Ademi_Alsat_M_246163132

loading...
Skuadra turke Beshiktash ka shprehur interes për të angazhuar futbollistin shqiptar të Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi. Trajneri i ri i gjigandit turk, kroati Slaven Biliç, në përgatitjet në Austri ka bërë me dije se kërkon përforcim cilësor dhe futbollisti nga Piroku i Tetovës është në orbitën e tij. Mediat turke raportojnë se Biliç është i gatshëm të ofrojë 2 milion euro dëmshpërblim për Dinamo Zagrebin, për t’i bindur kroatët që të lejojnë zyrtarizimin e transferimit. Pritet të shihet përgjigja e presidentit të Dinamos, Mamiç, i cili kohë më parë deklaroi se nuk ka kundër shitjes së ndonjë futbollisti, nëse në adresë të klubit arrin ofertë serioze.

loading...