Besart Berisha suspendohet me një ndeshje

Sulmuesi Besart Berisha do t’i mungojë vetëm një ndeshje skuadrës së tij Brisbane Roar. Ai të hënën është dënuar me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në fundjavën e shkuar në ndeshjen kundër Melbourne Heart. “Berisha do të mungojë vetëm në ndeshjen e xhiros së 26-të kundër Western Sydney Wanderers, minimumin e dënimit.

Kështu u suspendua edhe herën e kaluar kur pati marrë karton të kuq. Për Berishën ky ishte kartoni i tretë i marrë këtë edicion në ‘A-League’”, shkruan të hënën “abc.net.au. Berisha 28-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit të Australisë ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar dy herë në 17 paraqitje.