Berlusconi: Kaka apo Balotelli? Nuk vjen asnjëri

loading...

balotelli-kaka1-300x217

loading...
Tentativë e shkuar dëm. Milani e provoi, Mino Raiola bëri rolin e ambasadorit por Manchester City për momentin ka thënë Jo. Një përgjigje negative e kërkesës së kuqezinjve për të marë në huazim Mario Balotellin, me të drejtë blerje. Drejtuesit më të mëdhenj të klubit kampion në Angli kanë vënë veton duke theksuar se Supermario largohet vetëm nëse ofrohen 25 milionë euro.

Nuk ka vlejtur për asgjë takimi midis Raiolës, përfaqësuesve të Milanit dhe menaxherit të përgjithshëm të Manchester Cityt Ferran Soriano. Dhe për të mbyllur këtë diskutim mendon vetë presidenti i nderit të Milanit Silvio Berlusconi.

“Balotelli apo Kaka? Asnjëri nga të dy. Në kohë të tilla nuk është i mundur afrimi i tyre. Galliani shpreson gjithmonë, por kur bën llogaritë financiare frenon tratativat”, ka theksuar Berlusconi për ‘Radio2’.

Pra, janë paratë ato që frenojnë merkaton e klubit milanez. Në lidhje me Balotelli, rroga e futbollistit dhe kërkesat e larta të Manchester City e bëjnë të pamundur operacionin. Përsa i përket Kaka, edhe pse futbollisti është i disponueshëm për të ulur në mënyrë të ndjeshme pagën për të luajtur me kuqezinjtë, Real Madrid nuk pranon ta huazojë falas tek Milani. Por Balotelli dhe Kaka nuk janë objektivat e vetëm të Milanit në merkato. Kuqezinjtë i kanë propozuar Parmës një këmbim ndërmjet Zacardos dhe Mesbah, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.

loading...