Berisha: Vërshëllimat e shqiptarëve? I prisja

loading...

berisha1-300x213

loading...
TV 2, televizioni norvegjez që transmetoi edhe ndeshjen, i kushton një shkrim të posaçëm mënyrës se si u prit Valon Berisha, me vërshëllima, kur u angazhua në lojë. Mesfushori me rrënjë shqiptarë, sidoqoftë, mendon se ka mbetur më i trishtuar ngaqë Norvegjia u mund.

Shqiptarët e fituan ndeshjen, ndërsa ashtu siç pritej në tribunën e “Ullevaal” kishte mbështetës të konsiderueshëm miq, në mesin e 11.207 njerëzve të pranishëm në stadiumin kombëtar, të premten në mbrëmje. Flamuri shqiptar dominoi në të gjitha seksionet e tribunës së hapur dhe kur ekipi kombëtar norvegjez doli në nxehje, duartrokitjet e sjellshme të tifozëve vendas u mbytën nga koret e atyre të ardhur nga larg, raporton televizioni norvegjez.

“Nuk është dicka e zakonshme që të ketë kaq shumë tifozë të ekipit mik kur luajmë në fushën tonë. Jam i trishtuar nga humbja. Pavarësisht se jam një lojtar me rrënjë shqiptare, kur u hodha në fushë nga trajneri kisha shpresën e kthimit të ndeshjes. Dëgjova vërshëllimat kontestuese të tifozëve shqiptarë kur u aktivizova, por u përpoqa të përqendrohesha te loja dhe të bëja gjithçka që ne ta fitonim ndeshjen. Kjo nuk ndodhi dhe të gjithë jemi të trishtuar“, shprehet lojtari i Red Bull Salzburg.

“A e prisja një reagim të tillë prej tifozëve shqiptarë? “Natyrisht që po, sepse ata nuk i pëlqejnë lojtarët me rrënjë shqiptare, që luajnë për vendet e tjera. Tre-katër të tillë janë pjesë e ekipit kombëtar zviceran dhe nuk janë mirëpranuar kur u takuan Shqipërinë. Madje janë kontestuar fort“, deklaroi Valon Berisha.

loading...