Berisha: Rama vodhi vota me bosët e drogës

loading...

loading...
Pas numërimit të më shumë se gjysmës së kutive të kontestuara nga Qarku i Lezhës, kryeministri në largim i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste dhe liderin e saj, Edi Rama për vjedhje votash.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se “në 10 kuti 706 vota të vjedhura”.

“Ky është pushtet mbi vota te vjedhura!!! Te dashur miq, nga hapja e 10 kutive te votimit dhe nga verifikimi i tabelave te rezultateve të Qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me droge dhe trafiqe”, ka shkruar Berisha.

loading...