Berisha për Shaqirin e Xhakën: Nëse i thoni vetes Shqiptarë…

loading...


Bernard Berisha u ka bërë thirrje futbollistëve si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka të luajnë për Kosovën.
Mesfushori kosovar, Bernard Berisha, ka rrëfyer emocionet e pranimit të Kosovës në UEFA.
“Është lajm që e kemi pritur gjatë. Urime të gjithëve. Merita për karrierën time ka trajneri im i parë, Genc Hoxha, i cili ndodhet në studion tuaj. Mendoj se ata që e ndjejnë veten shqiptarë, nuk kanë nevojë për ftesë për të luajtur për Kosovën”, ka thënë futbollisti i Anzhi Machkashkala, për ‘Supersport Kosova’, raporton ‘Gazetaolle.com’.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje futbollistëve si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka të luajnë për Kosovën.
“Kosova nuk ka nevojë të i dërgojë ftesë askujt, kush është shqiptar vjen dhe luan pa ftesë”.
DA

loading...

loading...