Berisha nuk tërhiqet, poston foto të tjera të helikopterit të ulur në Grizhë, por ngre dyshime edhe për një furgon (Foto)


Ish kryeministri Sali Berisha, i cili në orët e para të mëngjesit akuzoi ministrinë se po fshihte të vërtetë ne rrëzimit të helikopterit dje në Liqenin e Shkodrës, ka publikuar pak minuta më parë foto të tjera, që sipas tij vërtetojnë helikopterin e Forcave të Armatosura të ulur në Grizhë, pranë doganës së Shkodrës.
Sipas asaj që informohet Berisha, në helikopter janë ngarkuar thasë. Ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj në seancën plenare tha se helikopteri ishte duke kryer stërvitjet e zakonshme.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Qytetari dixhital përgënjeshtron njoftimin e gjeneral Trafikut! Helikopteri ka fluturuar mbi Shkodër në ora 8:26 të mëngjesit, ka dërguar ngarkesën në Vermosh dhe është kthyer në doganën e Hanit të Hotit dhe aty ka marrë një thes (mundet me miell për gjeneral Trafikun). Shih fotot!

“Mirmjes Doktor, uroj të jeni mirë.

Në mendimin dhe gjykimin sipas rrjedhës së ngjarjeve dhe fakteve për helikopterin ngjarja ka ndodhur kështu:
1) Një helikopter ka kaluar mbi qytet në Shkodër në orën 8.26 minuta dhe s`ka patur helikopter tjetër që të jetë dëgjuar më vonë deri në atë të shpëtimit të dërguar në dreke, pas rrëzimit të helikopterit transportues. Helikopteri nuk është nisur nga farka në orën 12.10 siç pohoi ministria dhe ushtria dje.

2) Helikopteri është ndalur në Vermosh, ka shkarkuar mermer pavarësisht zërave që flasin se se helikopterri po transportonte në zonën e Kelmendit një arkivol.

3) helikopteri është kthyer në zonën e malësisë së madhe rreth orës 10 e pak minuta.

Ka ngarkuar (!!!!!!) nga një furgon i bardhë për tu kthyer më pas për tiranë.

Fotot bashkëngjitur që janë të orës 10.05 tregojnë një furgon të bardhe afër helikopterit re ulur në Grizhë afër liqenit dhe dy persona. Njeri ka një thes në dorë dhe është afër helikopterit.

Çfarë kërkonte helikopteri i ulur në afërsi të doganës?! Në Shkodër!?

Menjëherë sapo helikopteri ka rënë, forcat e policisë janë afruar dhe furgoni ka qenë gjithë kohës në fushë pa lëvizur. Askush akoma nuk është marre me këtë fakt!!!

Mendoj që duhet të shqyrtohet me kujdes, pasi mendoj së është më rëndë se sa duket.”
b1

b2

b3

b4