Berisha në llupën e Fulhamit

timthumb

Etrit Berisha nuk e ka larg largimin nga Kalmari. Forma e tij e shkëlqyer e treguar në takimet e fundit me kombëtaren shqiptare, në veçanti kundër Norvegjisë, ka bërë që të shtohet interesimi i skuadrave për angazhimin e Berishën.

Portieri prishtinas dhuroi disa pritje fantastike në fitoren 1:0 të ‘kuqezinjve’ kundër vikingëve, ndërsa mediat italiane kanë bërë të ditur se ato pritje u përcollën nga afër edhe nga disa vëzhgues të Fulhamit. Sipas ‘tuttomercatoweb’, Berisha është vëzhguar në takimin e fundit nga skuadra londineze, e cila edhe më parë ka shprehur interesim për portierin shqiptar. Madje, Etriti gjatë vitit të kaluar kaloi disa ditë në Londër, mirëpo problem për të është sigurimi i lejes së punës. Për këtë arsye, portieri kosovar ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë suedeze dhe posa ta fitojë nënshtetësinë e Suedisë do ta ketë më të lehtë largimin nga Kalmari. Kontrata e tij me këtë klub skadon në fund të këtij viti.