Berisha mburret në Facebook: Në 27 ditë bëra 320 mijë fansa

Kryeministri Sali Berisha është mburrur në Facebook, për faktin se brenda 27 ditëve në këtë rrjet social ka grumbulluar 320 mijë fansa.
“Te dashur miq. Ne sot ne diten e 27 te lindjes se rrjetit tone ne Facebook u beme 320 mije miq nga Shqiperia dhe mbare bota. Ky eshte nje sukses i vertete qe na bene ne krenare me njeri – tjetrin. Kjo sepse ne, ne nje hark kohor te shkurter, ia dolem te krijojme rrjetin social me aktiv, me intensiv, me te besueshem, me te hapur dhe me te bukur se cdo rrjet tjeter i ketij lloji. Kete e provojne qarte statistikat e rrjetit tone te perbashket, i cili ne nje jave shihet nga 1.5 deri ne 2.05 milione njerez, kurse numri i atyre qe flasin per te luhatet nga 81 ne 184 mije, ndersa numri i miqeve te fansave te rrjetit tone i kalon mbi 10.9 milione. Merita eshte e juaja, e gjithesecilit prej jush. Ju me pasionin, sinqeritetin, idete, mendimet, qortimet, shqetesimet, vleresimet, opinionet dhe propozimet tuaja me shpejtesi marramendese e shnderruat rrjetin tone ne nje megamagnet te llojt te vet te papare. Faleminderit shume! Ndihem krenar qe jam njeri prej jush. Gezuar te gjitheve! – sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.