Berisha korrigjon ‘gabimin’ me Kosovën

loading...

loading...
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka korrigjuar “gabimin” përkitazi me hartën e Kosovës gjatë një postimi të mëparshëm të tij në rrjetin social Facebook. Këtë herë Berisha, në një postim lidhur me TAP-in ka përdorur një imazh ku përfshihet dhe Kosova.

“Të dashur miq, sot në Këshillin Kombëtar të Territorit miratuam Planin Kombëtar Sektorial për Gazsjellësin Trans Adriatik (projekti TAP). Gazsjellësi hyn në territorin e Shqipërisë në Miras të Bilishtit dhe përfundon në Seman të Fierit. Me këtë dokument bëhet e mundur fillimi i shpronësimeve dhe veprimtarive të tjera paraprake për ndërtimin e TAP. Qeveria shqiptare po plotëson të gjithë dokumentacionin për projektin më të madh energjetik në Evropë, në të cilin Shqipëria ka një pozicion dhe rol kyç”, shkruan Berisha,transmeton telgrafi.

Pak ditë më parë, Kryeministri teksa njoftonte lajmin e gëzueshëm për mbështetjen e projektit të TAP-it, publikoi një foto ku Kosova nuk bënte pjesë në hartë. /LajmeOnline/

loading...