Berisha: Ja ç’më tha një ndërkombëtar për Ramën

Çështja e mandateve ka sjellë ditën e sotme reagimin e kreut të qeverisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Edi Rama sot kërkon variantin të votojë variantin e KQZ-në, të cilin e cilësoi si grabitës mandatesh.

“Në përputhje me kodin zgjedhor në ushtrim të plotë të kompetencave të tij, skemën e ndarjes së mandateve përzgjedhjet që vijnë, z Rama urdhëroi zëdhënësit e tij për t’u thënë shqiptarëve se Berisha po na vjedh mandatet dhe se zgjedhjet po vidhen dhe se zgjedhjet u prishën pa u zhvilluar. Pamë dhe tryeza në të cilat u thirrën me dhjetra përfaqësues të përfaqësive të huaja për t’i informuar për katastrofën e projektit që përgatiti KQZ. Dhe papritmas pa asnjë lloj ndryshimi, pa asnjë fakt të ri, para 3 ditësh deklarojnë se kërkojnë të votojnë variantin për të cilin nuk lanë fjalë, shpifje dhe trillim pa bërë. Dhe natyrisht nuk konsiderojnë se ka institucione, se ka ligje se duhet të veprojnë sipas institucioneve por absurdin e tyre mendojnë ta bëjnë ligj në këtë vend”, u shpreh Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Më tej kryeministri u tregoi ligjvënësve demokratë se cfarë i tha një ndërkombëtar për Edi Ramën lidhur me çështjen e mandateve, citon albeu.

“Një zotëri ndërkombëtar që më tha haptazi, më tha tekstualisht, “Ai (Rama) është kaq antishqiptar, po ata njerëz që e rrethojnë si ka mundësi që ata e tolerojnë që kjo ti bëhet vendit të tyre”. Çfarë të thosha, por sot cdo shqiptar e thotë, por nuk mund të lej disa përfaqësues të tij që kanë vite që punojnë me problemin zgjedhor që kanë dalë u kanë thënë shqiptarëve se po u grabiten mandatet dhe tani u thonë, kërkojmë atë projekt që grabiste mandatet e shqiptarëve. Nuk ka njeri, më ekstrem njerëzor dhe fatkeqësi më të madhe sesa në një vend të lirë, të zhveshë nga cdo anagram dinjiteti njerëzor. Këto janë probleme të tij, por janë dhe probleme që pasqyrohen në jetën tuaj të përditshme”, u shpreh Berisha sot në mbledhjen e grupit të PD-së./24oreinfo.com