Bëri për spital nënën për t’i marrë pensionin, kush është “i forti” nga Mati

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga Mati pasi ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ka qenë nëna e tij 75-vjeçare e cila e ka denoncuar djalin e saj në polici.

Ngjarja ka ndodhur në Mat dhe sipas policisë në pranga u vu shtetasi A. H, 51 vjeç, banues në Baz-Mat.

Njoftimi i policisë:

Arrestimi i tij u bë pasi, Policia ka marrë njoftim se shtetasja L.H, 75 vjeçe, në banesën e saj po dhunohej nga djali i saj, i cili po ushtronte dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime fizike në trup”- thote policia.

Ai ishte e denuar me pare, per dhune ndaj gruas.

Nderkohe qe nenen e dhunonte pasi donte ti merrte parate qe me pas t’i shpenzonte per te pire alkool.

Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin e lartpërmendur, si dhe i ka dhënë ndihmën e duhur shtetases së dhunuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1, i Kodit Penal.