Berat, mbante lopë në shtëpi, ja çfarë i bën Bashkia (FOTO)


Çudirat nuk kanë të sosur në vendin tonë.
Këtë herë, çudia e radhës ka ndodhur në qytetin e Beratit. Zakonisht, të gjithë jemi mësuar të dëgjojmë se Bashkia vendos gjoba për shkelje të vërteta të ligjit, por nuk kanë munguar dhe rastet kur gjobat kanë qenë absurde.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një banor të qytetit të Beratit. Shaban Dulla, pjesëtar i komunitetit rom, është gjobitur 200 mijë lekë (të vjetra) nga Bashkia Berat për shkak të mbajtjes së kafshëve të gjalla në zonat e banuara, shkruan jeta osh qef.

Me lopën që mbante në shtëpi, Shabani mbante familjen gjallë. Ai jetonte në kushte të vështira jetese në periferi të Beratit.

Procesverbali i aktit të konstatimit të bashkisë Berat mban datën 16.09.2014, ndërsa gjoba në formën e titullit ekzekutiv, e cila sanksionon pagesën dhe që mban firmën e kryetarit Petrit Sinaj është e datës 21.04.2016, pra një vit e gjysmë pas procesverbalit të mbajtur nga specialistët e Bashkisë Berat

Edhe pse, prej një viti Shabani e ka larguar lopën nga shtëpia, gjoba i ka ardhur në shtëpi dhe Bashkia pret që Shabani ta paguajë.
b1

b2