“Bëra seks me një gej por mësova se kishte fëmijë e ishte i fejuar me…”

loading...

djal-620x330 (1)

loading...

Dy djem gej janë lidhur prej disa kohësh por njëri prej tyre duket se bën një jetë të dyfishtë seksuale.
Partneri i nisi të ‘rrëmonte pak për jetën e tij por zbuloi se ai kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme si dhe ishte i fejuar sërish me një femër. Por sikur të mos mjaftonte kjo ai gjeti se e fejuara ishte një shoqe e vjetër e tij.
Ja çfarë i shkruan ai psikologes së ‘The Sun’.
Letra e djali
“Unë jam një gej dhe kam nisur një lidhje me një tjetër gej të cilin e kam njohur në një sajt online për takime mes gejsh.
Por një ditë unë u bëra kurioz të mësoja diçka më tepër rreth tij dhe kërkova në Facebook. Aty gjeta se ai kishte dy fëmijë nga një martesë e mëparshme e madje ishte fejuar me një shoqen time të vjetër.
Por tani jam zënë ngushtë pasi nuk di nëse duhet t’i tregoj shoqes së e ka gej të fejuarin…”
Përgjigjja e psikologes
“Ai po bën një jetë të dyfishtë seksuale dhe kjo sigurisht që nuk është një gjë e mirë. Por edhe nëse ti ia nxjerr sekretin nuk mendoj se do të përmirësojë gjë.
Prandaj mendoj se duhet të flasësh me të dhe t’i thuash që kjo gjë që po bën nuk është aspak e mirë dhe po e dëmton bashkëshorten e tij të ardhshme.”

loading...