Beqiri, Thaçit: Pa ne bëj komunë edhe në Burojë

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës debatet më të ashpra u zhvilluan rreth Ligjit për caktimin kufijve komunalë. Në debatin në vijim u tha se caktimi i kufijve komunalë tani është i dëmshëm pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga për 3 nëntor.

Por kahu i debatit u ndryshua krejtësisht kur para foltores së Kuvendit doli kryeministri Thaçi i cili tha se bëhet fjalë për marrjen vendimit për themelimin e dy komunave të reja në Rogovë, në Gjonaj e më pas edhe në Kodër të Trimave.

Kundër propozimit të kryeministrit u ngri kryetari Grupit parlamentar të LDK –së Ismet Beqiri i cili i tha kryeministrit Thaçi se ju mund të vendosni për formim komunash në Burojë e Komoran e Tophane, por në këtë votim nuk do të marrë pjesë LDK-ja,transmeton koha.

Pas këtij insistimi Projekt ligji për formimin e komunave të reja, me propozim të Hashim Thaçit u tërhoq.

Seanca po vazhdon punimet për miratimin e Ligjit për Amnisti./LajmeOnline/