Beogradi do “kontrollin e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore” të Kosovës

Beogradi do “kontrollin e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore” të Kosovës

Beograd, 26 janar – Në takimin e nesërm, tashmë të paralajmëruar, të dy kryeministrave – të Kosovës, Isa Mustafa, dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në tavolinë të bisedimeve do të jetë edhe (mos)formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dënimi i Oliver Ivanoviqit. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Danas”,transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete në këtë takim zyrtarisht tema diskutimi do të jenë Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, targat e automjeteve dhe vendosja e lidhjes me aeroplan në mes të Beogradit e Prishtinës.

Gazeta e Beogradit pohon se sipas burimeve diplomatike të afërta me qeverinë, edhe pse këto tema në nivel teknik janë harmonizuar midis Beogradit e P:Prishtinës, në fakt Serbia do të theksojë temat në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe, që këtë e shpall kundërkushtetuese.

Temë bisede, sipas “Danasit”, mund të jetë edhe dënimi i Oliver Ivanoviqit, liderit të Nismës Qytetare, i dënuar për krime lufte nga viti 1999.

Ndër të tjera po ashtu “do të bisedohet për lëvizjen e lirë, tabelat e regjistrimit dhe në fund për avio-linjën Beograd – Prishtinë, por edhe për çështjen e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore, meqë bëhet fjalë për integritetin territorial të zgjidhur