Benz-i i kaloi mbi trup, vdes në spital 8-vjeçarja

loading...

loading...

Një ngjarje e rëndë me pasojë të plagosur një 8-vjeçare ka ndodhur dy ditë më parë në një aksident automobilistik në Katund të Sukthit.
52-vjeçari me iniciale F.P ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” dhe ka shtypur 8-vjeçarën me iniciale E.B.

E mitura u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa çaste më parë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.07.2017, në Katund, Sukth shtetasi F. P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën këmbësore me iniciale E.B. 8 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...