Bentley shpalos konceptin e veturës hibride – FOTO

0

Bentley ka publikuar fotografitë e parë të veturës hibride që do të dal në shitje gjatë vitit 2017.

Gjatë prezantimit të markës EXP 9 F në vitin 2012 drejtuesit e markës britanike patën pohuar se janë duke menduar prodhimin e veturave hibride, ndërsa tani kanë bërë të ditur se vetura pa lëndë djegëse do të publikohet pas 3 vjetësh. Sistemi i Bentleyt për të mbushur veturat hibride është krijuar duke përdorur teknologjinë nga firma gjermane Volkswagen.

Edhe pse britanikët kanë bërë të ditur se sistemi hibrid do të jetë vetëm në xhipe, Bendtley nuk e ka mohuar faktin se sistemi hibrid mund të rregullohet edhe në modelet luksoze. Me sistemin e ri, fuqia e veturës do të shtohet për 25 për qind ndërsa reduktimi i Dyoksid i Karbonit do të jetë për 70 për qind.

Bentley Mulsanne ka 505 kuaj fuqi me një motor prej 6.75 litra V-8. Kur shtojmë edhe 25 për qind, atëherë vetura hibride pritet të ketë 631 kuaj fuqi. Detajet tjera nuk janë bërë të ditur nga Bentley.

0

0a

0c

0b

0d