Benitez: Ja pse u largua Behrami nga stërvitja

Rafa Benitez, trajner i Napolit, ka shpjeguar arsyen pse Valon Behrami u largua nga stërvitja ditë më parë.
Pas Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, për çështjen Valon Bheramit ka folur edhe trajneri Rafa Benitez. Ish trajneri i Liverpoolit dhe Interit ka shpjeguar arsyen përse mesfushori kosovar u largua nga stërvitjaditë më parë.

“Nuk ekzistojnë çështje Behrami apo Callejon. Behrami ka dalë nga stërvitja me lejen time. Në stërvitje kishim shumë mesfushorë në fushë dhe i kam thënë se mund të qëndronte dhe të bënte krosime ose të largohej ngastërvitja, kështu që e ka hequr fanellën e stërvitjeve dhe ka shkuar”, deklaroi Benitez.

Megjithëkëtë, reprezentuesi i Zvicrës pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Interesim për ish anëtarin e Veronas, Lazios e West Hamit ka shfaqur Interi dhe Atletico Madrid.