Bëni që produktet kozmetike të ju zgjasin sa më shumë

loading...

produktet-kozmetike-zgjasin-shume

loading...

Blerja e produkteve kozmetike mund të jetë shumë e kushtueshme dhe kërkon shumë nga buxheti jonë. Sidomos kur ato vijnë në paketime shumë të vogla ndërsa me çmim shumë të lartë. Është pothuajse e pamundur që një produkt kozmetik të zgjasë më shumë se një muaj si rezultat i përdorimit të përditshëm. Të gjuash këto produkte pasi të konsumohen është sikur të gjuash paratë e tua. Nëse dëshironi të ruani para, ja disa gjëra që ju bëjnë të zgjatni përdorimin e produktit tuaj.

Gjithmonë mbyllni produktet tuaja në mënyrë të duhur

Një nga mënyrat për ti mbrojtur produktet tuaja kozmetike është ti mbyllni si duhet. Mbani këto produkte të mbyllura qëtë parandaloni ajrin dhe pluhurin në to, veprimi i ajrit brenda produktit e bën atë më të thatë. Sa më pak që e prekni produktin aq më shumë do të ju zgjasë ai. Mos i përzieni produktet gjithashtu, edhe nëse pastroni mirë duart. T fusni gishtin nga një produkt në një tjetër vetëm se do të shkaktojë dëm të produktit.

Zgjedhni brusha të duhura

Ndaloni së aplikuari shumë produkte duke përdorur shpuza dhe brusha. Përdorni brusha të duhura për lëkurën tuaj dhe në vend se të përdorni horizontalisht atë, provoni në formë diagonale aplikimin e brushës. Pastroni brushat rregullisht dhe mos i ngarkoni me produkte kozmetike.

Shmangni nxehtësinë

Shmangni kontaktin e produkteve tuaja kozmetike në praninë e nxehtësisë. Këto mund të jenë produktet e fytyrës, flokëve madje edhe parfumet. Nxehtësia mund të ndikojë që produkti juaj të prishet më shpejtë. Mbani ato në temperaturë dhome.

Zgjedhjet e pambukut për pastrim

Pambuku është një zgjedhje e mirë për rutinën tuaj të bukurisë. Ju e përdorni këtë me produktet kozmetike. Bëni që këto produkte të juz gajsin më shumë duke përdorur pambukun e duhur. Pecetat prej pambuku janë më të mira dhe ndihmojnë në absorbimin e duhur dhe parandalojnë derdhjen e produktit nga jashtë. Këto përdoren për shembull për heqjen e grimit dhe pastimin e thonjve.

Shtoni alkohol

Të shtoni disa pika alkohol në pudra të thyera kozmetike apo në hijëzimet e syve, ndihmon që të mbledh produktin sërish, provoni ta shtypni apo mblidhni me një lugë, që ta ktheni në formën e mëparshme.

Ekzistojnë shumë mënyra për ti bërë produktet tuaja kozmetiek të zgjasin më shumë. Kjo listë do të ju ndihmojë, bëhuni kreativ, bashkoni dhe përzieni disa lloje të produkteve dhe fitoni një masë krejtsisht tjetër.

loading...