Bën tatuazhin e rrezikshëm në sy, vajza humbet shikimin

Një modele nga Kanadaja ka humbur komplet shikimin pasi një procedurë e tatuazhit në sy shkoi tmerrësisht keq. Catt Gallinger nga Ottawa po e merr veten shumë ngadalë.
Vajza humbi pjesërisht shikimin në syrin e saj të djathtë duke dashur që të ndryshojë ngjyrën e të bardhës së syrit në të purpurt përmes injektimit të bojës në formë tatuazhi.

Teknike e rrezikshme nuk këshillohet nga mjekët, megjithatë ka persona që kanë arritur të kryejnë atë me sukses, por jo Catt.

Ajo doli në rrjetet sociale për të paralajmëruar të tjerët mbi rrezikshmërinë e tatuazheve në pjesën e bardhë të syrit.