Behxhet Pacolli do ndërtojë stadiumin e Interit

loading...

interi

loading...
Selim Pacolli, kreu i Mabetex, shtypi shqiptar ka edhe një herë theksoi se stadiumi Inter – Takimi pas me Moratti – gjithçka është e mundur:. “Ne kemi bërë tashmë shumë vepra të rëndësishme Pra, stadiumi do të jetë e realizueshme Inter ‘. do të shihni, ne jemi në diskutimet fillestare ”

Stadiumi i ri i Interit do të ndërtohet nga firmat e Behxhet Pacollit. Selim Pacolli, vëllai i Behxhet Pacolli dhe kreu i kompanisë “Mabetex”, ka bërë të ditur se kanë nisur diskutimet me presidentin e Interit, Masimo Morati.

Fakti se zv.kryeministri i Kosovës ka miqësi me presidentin e Interit mund të jetë përcaktuese në përzgjedhjen e projektit fitues.

“Behxhet Pacolli është mik me presidentin e Interit Massimo Moratti, dhe faktikisht mund të jetë edhe kjo njëra prej interesave dhe referencave që ta fitojmë këtë projekt”, ka thënë Selim Pacolli.

Projekti i paraqitur nga kompania kosovare parashikon një impiant me 66 mijë vende me kosto 550 milionë euro. Modeli do të bazohet në stadiumet më moderne angleze.

loading...