Bëhuni gati, në mesjave moti do të ndryshojë totalisht

loading...

loading...

Moti vazhdon të luaj me ne, ndërsa kjo për ne nuk është aspak habi.

Mësohet se pas valës së të nxehtit, në mesin e javës do të ketë reshje shiu. “Bazuar ne parashikimin e fushes termike per ditet vijuese deri ne fund te korrikut 2017, pritet qe te vijojne temperaturat e larta deri te henen dt. 24 korrik 2017 ndersa shkeputet vala e nxehtesise per dt. 25 – 29 korrik”-njofton Meteoalb.
Sipas parashikimit, vala e të nxehtit rikthehet ditët e fundit të korrikut për të qëndruar edhe në ditët e para të muajit gusht 2017.
“Gjatë kësaj periudhe, pritet që Tirana të shënojë maksimalisht 38 – 38.5°C. Referuar vlerave normale të temperaturave të Tiranës për muajin korrik si dhe referuar korrikut shumë të nxehtë të vitit 2015, korriku 2017 parashikohet të përmbyllet mesatarisht me 3°C mbi temperaturen mesatare shumëvjecare të Tiranës por me 3 – 4°C më pak, se korriku 2015)- thekson Meteoalb.

loading...