Bëhuni gati: 9 muajt e ardhshëm Toka do të pushtohet nga vapa

4


Viti 2014 dhe viti 2015 secili kishin vendosur rekord për vapën, kështu duke kaluar edhe rekordin që u shënua 150 vite më parë për temperaturat e sipërfaqes së tokës
Kjo është hera e parë në histori që 3 vite me radhë thyejnë rekordin e nxehtësisë, e siç po shihet, secili vit po bëhet më i nxehtë e më i nxehtë. Por, çfarë do të ndodhë me 2017’ën?
Qershori i vitit 2015 deri në maj të po të njëjtit vit, kishte shënuar temperatura shumë të larta. Mirëpo, temperaturat edhe më të larta janë shënuar sivjet në muajin prill dhe maj.
Këto të dhëna janë marrë nga raporti i Temperaturës Sipërfaqësore Globale, e të përpiluara nga Kevin Cowtan dhe Robert Way, njofton The Guardian.
Bëhuni gati që 9 muajt e ardhshëm, globi do të pushtohet nga i nxehti i madh, duke bërë kështu që të thyhet rekordi botëror i nxehtësisë