“Bëhu i fortë se djali t’ka vdekë”

Bashkë më Dijamant Zabërgjën, të vrarë në sulmin e djeshëm në Munich, ka qenë edhe shoku i tij gjerman, i cili ka arritur të shpëtojë. Në një letër që ia ka dërguar babait të Dijamantit, ai ia ka shpjeguar momentet tragjike.

Dijamant Zabërgja, nga Samadregja e Vushtrrisë, besohet të ketë qenë viktima e parë në të cilin shtiu Ali Sonboly, mbrëmjen e 22 korrikut, në Munich të Gjermanisë. Gazeta Express ka qëndruar në shtëpinë e familjes Zabërgja në Samadregjë, e cila që nga mbrëmë është në zi për vdekjen e Dijamantit.

Dijamanti bashkë me shokun e tij, me kombësi gjermane, po largoheshin nga objekti i  McDonalds, ku kishin blerë pije freskuese, kur edhe filluan të shtënat. Kosovari ishte personi i parë që u qëllua, ndërkohë që shoku i tij arriti të ikte duke i shpëtuar sulmit pa asnjë lëndim.

Ky është përshkrimi që mund të nxirret, për ngjarjen tragjike, nga letra që shoku i Dijamantit, i mbijetuar i tragjedisë, ia ka dërguar babait të viktimës, Naim Zabërgjës, sot paradite.

Dijamanti, i cili muajin e ardhshëm do të mbushte 21 vjet, është djali i vetëm i familjes Zabergja në Gjermani. 20 vjeçari po qëndronte në Munih tek motra e tij, në momentin kur ndodhi sulmi.

Xhaxhai, Baki Zabergja, me lot në sy shpjegon ankthin nëpër të cilin kaloi familja e të ndjerit në gjermani dhe ata në Kosovë, deri në orët e hershme të mëngjesit kur edhe u njoftuan për vdekjen e djalit të tyre.

Ndiqeni rrëfimin: