Behrami tregon shqiponjën dykrenare në këmbë

Lojtarët me origjinë shqiptare të cilët luajnë në skuadra të ndryshme europiane nuk e kanë fshehur kurrë origjinën e tyre madje ata shpesh kanë treguar përmes simbolikave vendin e origjinës.

Një prej tyre është edhe futbollisti kosovar, Valon Behrami i cili mban prej vitesh në këmbën e djathtë një tatuazh të veçantë, shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar. Ai ka postuar një fotografi në Twitter, ku është kujdesur që t’i duket mirë shqiponja.