Behrami largohet nga stërvitja e Napolit

Jo vetëm Jose Callejon u përjashtua nga stërvitja e Napolit. Edhe Valon Behrami e la në gjysmë stërvitjen napolitane.
Futbollisti kosovar, Valon Behrami, nuk e përfundoi mirë seancën e fundit stërvitore të Napolit.

Kjo ditë ishte plot stres për Rafael Benitezin, trajnerin e skuadrës, pasi as Behrami e as Jose Callejon nuk e përfunduan stërvitjen.

Callejon u përjashtua nga vetë Benitez për shkak të sjelljeve jo të mira, teksa edhe Valoni pak momente më vonë u largua.

Ai hodhi në tokë fanellën e stërvitjes, për t’u larguar në drejtim të zhveshtores i inatosur.

Gjithsesi, arsyet e largimit të Behramit nuk bëhen të ditura nga mediat italiane.