Behrami gëzon Kosovën, i nervozuar me Zvicrën

loading...


Pranimit të Kosovës në UEFA, i është gëzuar edhe futbollisti kosovar që luan për Zvicrën, Valon Behrami.
Në një intervistë për Infokusi.com, Behrami ka deklaruar se pas Evropianit, do të vendoset gjithçka sa i përket Kosovës.

Ai ka treguar se e ka përcjellë drejtpërdrejtë Kongresin e UEFA-s që është mbajtur në Budapest.

“E kam përcjellë drejtpërdrejtë pranimin e Kosovës dhe jam gëzuar shumë që edhe Kosova u pranua, ani pse jam frikësuar shumë. Mendoj që ka ardhur koha, por gjithçka do të vendosi pasi të përfundojë Kampionati Evropian, pasi për momentin jam i fokusuar aty. Me sa e di unë, të gjithë futbollistët shqiptarë do të bisedojmë me FFK-në dhe secili do të vendos për vete se a do të luaj për Kosovën apo jo, njëjtë do të vendosi edhe unë pas Evropianit”, është shprehur Behrami.
Ai është bërë nervoz me reagimin e përfaqësuesit të Zvicrës që kërkonte që Kosova mos të pranohet në UEFA.

‘Nuk më ka pëlqyer reagimi i përfaqësuesit të Zvicrës që kërkonte që Kosova mos të pranohet. Ka qenë një befasi për të gjithë, jo vetëm për mua. Kaq mund të them për momentin’, theksoi futbollisti i Watfordit. /Express
beg

loading...

loading...