Befasuese/ Gjendet pronari, ja kujt i përkasin 4 makinat e blinduara që u bllokuan nga policia

Një ditë më parë u bllokuan në Tiranë katër makina të blinduara, dy “Benz-a” e dy “Audi”, ndërsa sot duket se janë zbuluar edhe pronarët e këtyre mjeteve.
Burime për Syri.net thonë se 4 makinat që janë bllokuar dje, i përkasin Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, shumica prej të cilëve ndodhen pas hekurave në gjykim për disa akuza të rënda.
Burimet thonë gjithashtu se 3 prej makinave të sekuestruar janë të vjedhura në vendet e BE-së dhe të sjella në Shqipëri, ku përdoreshin nga Emiljano Shullazi dhe miku i tij me inicialet P. S.
Shiko videon me poshte

VIDEO