Befason Edi Rama, në pushime me dy këngëtaret e njohura demokrate (Foto)

loading...

loading...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditëve të fundit është kthyer në një personazh mjaft të përfolur në mediat rozë.

Pas “atleteve të famshme”, kësaj here ai flitet për pushimet e tij, të cilat ka zgjedhur t’i kalojë ne detin e bukur shqiptar të Dhërmiut

Por, befasia vjen në një fotografi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, në të cilën Edi shfaqet pranë dy motrave të njohura këngëtare të skenës, Greta dhe Eni Koçi.

Si Eni, ashtu edhe Greta që të dyja janë simpatizuese të Partisë Demokratike, madje Greta ka qenë edhe drejtuese e forumit rinor të PD-së, por që mesa duket ky fakt nuk i ka penguar aspak të fotografohen së bashku me liderin e partisë kundërshtare, në këtë rast PS-së.Eni Koçi majtas, Greta Koçi djathtas” (sic), shkruan Rama në mbishkrimin e fotografisë shoqëruar me disa ikona emotive, që tregojnë dashuri dhe respekt.

Në anën tjetër, edhe Greta me Enin duken më se të buzëqeshura teksa fotografohen pranë kryeministrit shqiptar.

loading...