Befason djaloshi që mendoi se ishte vetëm me vëllanë e vogël (Video)

1
Për dallim nga fëmijët që kanë xhelozi për fëmijët më të vegjël të familjes, protagonisti ynë vepron krejt ndryshe.
Derisa mban në krahë vëllanë e sapolindur, djaloshi gjashtë vjeç e ledhaton dhe i këndon ninulla.

Ai mendon se është vetëm, ndërsa më pas befasohet kur sheh se atë po e regjistrojnë.

Sidoqoftë, foshnja qëndron i qetë në krahët e vëllait të madh, kurse ai i këndon me shumë dashuri. /Telegrafi/