Befasojnë serbët: Na pëlqejnë shqiptarët, sidomos ….

Gjatë gjithë kësaj vere të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë bërë publicitet bregdetit shqiptar, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Por ajo që vihet re sivjet është numri i shtuar i turistëve serbë që kanë vizituar vendin tonë.

Aleksandar Niçiforoviç një turist nga Serbia ka thënë për gazetën “Blic” se para se të vinte në Shqipëri kishte shumë paragjykime, por tani planifikon që të rikthehet.

Do të shkoj sërish. Që ditën e parë kam ndryshuar mendim. Plazhet janë të pastra, çmimet në kafeteri dhe restorante më të lira se në Novi Pazar, pronarët e lokaleve dhe banorët të përzemërt, sidomos ndaj nesh. Më të moshuarit madje flasin serbisht dhe u pëlqen të bëjnë muhabet me mysafirët nga vendi ynë. Askush nuk flet për politikë”, shprehet Niçiforoviç.

Ai ka thënë se në shtator do të vijë sërish për vizitë me disa miq në Shqipëri.

Mezi po pres”, thotë ai.

Për herë të parë në korrik kam kaluar 10 ditë në Durrës bashkë me familjen dhe nuk jemi penduar. Plazhet janë të pastra dhe të rregulluara. Njerëzit janë të përzemërt, mikpritës dhe të gjindshëm. Çmimet janë të përshtatshme me standardin tonë. Pushimet na kushtuan gjithsej 1000 euro. Me siguri vitin tjetër do të shkojmë sërish në Shqipëri”, shprehet një tjetër turist.

Ndërsa Marija Aleksandroviç nga Surdulica rrëfen për “Blic” se ka qëndruar me një familje 15 ditë në Sarandë, “perlën e detit Jon. Natyra e bukur, klima e shkëlqyer, çmimet e volitshme. Ushqimi i mirë… Plazhet të rregulluara. Destinacion i vërtetë për pushime…”.