Befasia e madhe që i ndodhi kësaj gruaje, të cilës i ishin shuar shpresat se do kishte fëmijë

31 vjeçares, Charlotte Parker nga Crawley, Sussex, i ishte thënë nga doktorët se e kishte pothuajse të pamundur të mbeste shtatzënë, pasi numrin e vezëve e kishte aq të ulët.

Madje, edhe po të provonte me IVF ajo do ta kishte shumë të vështirë.

Megjithatë, ashtu si Charlotte dhe burri i saj Billy, 29 vjeçar, nuk janë ndalur së kërkuari për të pasur një fëmijë dhe në këtë mënyrë ata vendosën që të përdornin një donator vezë, për të pasur fëmijë.

Ardhja e djalit të tyre, Lewis, shtatorin e kaluar ishte një surprizë e gëzueshme, por më shumë “goditje” ata morën kur kuptuan se në jetë po vinte edhe një fëmijë tjetër. Kjo, pasi që, megjithëse e pabesueshme për ta, Charlotte kuptoi se ajo ka mbetur shtatzënë.

Ajo ishte duke tentuar që të shikonte edhe për një shtatzëni tjetër përmes një donatori vezë, mirëpo kjo nuk ishte më e nevojshme.

Një javë para se çifti kishin për të shkuar në klinikë të feritilitetit, Charlote ishte bindur nga burri i saj, Billy për të marrë një test të shtatzënisë, pasi kishte kuptuar se asaj i ishte vonuar periudha një javë. Ajo tha: “Unë i thash atij dhe nënës sime se nuk do bëja asnjë test, mirëpo ata këmbëngulën. Kur e bëra testin ajo doli pozitiv.

Unë isha e tronditur, në fakt ishim të gjithë. Unë isha duke menduar se si përkundër që gjithë ekspertët më thonin se nuk kisha mundësi të mbetesha shtatzënë, unë tani jam”, ka thënë ajo. Në këtë mënyrë ajo thotë se ata shkuan dhe blenë edhe gjashte teste të tjera të shtatzënisë dhe që të gjitha i dolën pozitivisht. Mirëpo, ajo që është edhe më befasuese për ta është se Charlote po pret të sjellë në jetë tre fëmijë.