Beckham kryeson në listën e përvitshme të futbollistëve më të pasur

David-Beckham-PSG-2013-Wallpaper

David Beckham kryeson në listën e përvitshme të futbollistëve më të pasur, duke ia kaluar edhe dy prej më të paguarve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ish lojtari i Real Madrid, i cili firmosi kontratë afatshkurtër me Paris Saint-Germain (PSG) në Janar, është i pari në klasifikimin 2013 nga “Goal” me një pasuri që kap vlerën 175 milionë Paund. Kjo pasuri është përllogaritur duke marrë parasysh detajet e kontratës, bonuset dhe të ardhura të tjera.

I dyti renditet argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi me 115.5 milionë Paund dhe në vendin e tretë ndodhet ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo me 112 milionë. Kaka në vendin e katërt, i ndjekur nga Ronaldinho, Eto’o, Rooney e Ibrahimovic.