BEBJA I MBIJETOI ABORTIMIT: Rast që s’mban në mend historia mjekësore! (Foto)

loading...

bebja

loading...

Askush nuk ka asnjë shpjegim se si bebja i mbijetoi procesit të ndërprerjes së dhunshme të shtatzënisë.

Britanikja Vicky Harper atëbotë i kishte dy fëmijë: Ross (2) dhe Leila (5), edhe ishte në gjende të rëndë materiale, kështu që në atë moment nuk ishte e gatshme edhe për fëmijën e tretë, mirëpo në qershorin e vitit të kaluar kishte harruar një ditë të pinte pilulën kontraceptive dhe kështu kishte ngelur shtatzënë.

Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Fëmijët i dua më së shumti në botë, ata janë pasuria ime, mirëpo atëherë nuk kam pasur fuqi edhe për të tretin – ka treguar Vicky, e cila jeton në veri të Skocisë.

Atëherë Viki mori vendimin të shkonte në ndërprerje kirurgjike të shtatzënisë, që ishte dashur ta bënte me vakuum, transmeton Telegrafi.

Siç ka treguar ajo, që atë ditë kishte kuptuar që diçka nuk ishte në rregull. Prandaj në shtëpi bëri testin e shtatzënisë dhe i doli pozitiv. Doktori i kishte thënë që ishte e mundshme që ndonjë hormon i shtatzënisë akoma të kishte mbetur në trupin e saj, prandaj nuk duhej të brengosej.

– Menstruacione nuk kam pasur dy muaj dhe isha e sigurt që bebja akoma ishte në mua – thotë ajo.

Më rri para syve trupi i vdekur i bebes të cilën e kam ABORTUAR! Mirëpo, kjo është diçka SHUMË E MIRË që kam bërë në jetë.

Nëntë javë pas abortimit të pasuksesshëm ia kishin bërë ultrazërin, i cili qartë kishte treguar që ishte shtatzënë.

Abortimi i sërishëm nuk ishte i mundshëm sepse ishte në javën e 16-të të shtatzënisë, ndërkaq pas javës së 12-të abortimet bëhen ekskluzivisht në situata të jashtëzakonshme, nëse kërcënon rrezik i madh për nënën apo për frytin – pra, abortimi në raste të tilla është shumë i rrezikshëm për shëndetin e nënës.

Atëherë kishte vendosur që, megjithatë, të lindë beben. Në fillim të muajit mars, Vicky lindi një djalë tepër të bukur, Jack, i cili është plotësisht i shëndetshëm.

– Ai është fëmijë i veçantë. E dua shumë. Do t’ia tregoj të gjitha kur të rritet mjaftueshëm që ta kuptojë mirë përse kisha dëshiruar të veproja ashtu. Tani jam e lumtur që ka mbijetuar dhe e dua më shumë seç kam menduar ndonjëherë që do ta dua dikë – ka përfunduar britanikja tregimin e vet të pabesueshëm.
bebja-2

loading...