Bebja e mbuluar me gjak duke qarë mbi trupin e nënës së saj të vdekur, pas shpërthimit në Bruksel (Video)

loading...


Çast pikëllues ku shihet një vajzë e vogël duke qarë mbi trupin e nënës së saj të vdekur, si pasojë kaotike e shpërthimeve në aeroportin e Brukselit.
Tragjikisht, policia tha se një taksist i quajtur Francisco Izquierdo, kishte filmuar këto pamje jo për të ndihmuar vajzën e vogël, por për të kërkuar djalin e tij dhe vajza e vogël nuk i kishte rënë fare në sy.

Videoja ka dalë disa ditë më vonë, pasi ai e kishte shikuar videon me vëmendje dhe e kishte dalluar vogëlushen duke qarë mbi trupin e nënës së vdekur, transmeton lajmi.net.
Ai vazhdon të kërkojë brenda në aeroport për djalin e tij i cili punonte aty, dëgjohet duke e thirrë në emër dhe fillon të filmojë. Ai ka thënë se kishte qëndruar 30 minuta duke ndihmuar njerëzit dhe më pas ka dalë jashtë.
Në video mund të dëgjohen klithmat e vogëlushes duke qarë për nënën, dëgjohet turma që kishte pësuar lëndime dhe zjarrfikësit duke shuar zjarrin dhe duke ndihmuar të plagosurit. /lajmi.net
3

loading...

loading...