Bebet kanë vetëdije që kur lindin, bëjnë diferencën e tyre me të tjerët

Bebet që kur lindin e kanë vetëdijen, kështu që gaboheni nëse mendoni se nuk ju kuptojnë se çfarë po bëni. Madje ata dinë të bëjnë diferencën midis organeve të tyre dhe njerëzve të tjerë.

Disa studiues besojnë se ky zbulim mund të ndihmojë ata të kuptojnë disa zhvillime atipike tek foshnjat, të tilla si: Ata që mund të preken nga zhvillimi i autizmit.

Studimet e mëparshme të të rriturve treguan se integrimi i informacionit nga shqisat e ndryshme është pjesë e rëndësishme e ndërgjegjësimit të trupit.

Nëse një person shikon fytyrën e një personi tjetër duke u prekur, ndërsa fytyra e tyre është duke u prekur, perceptimi i tyre mbi veten ndërron.

Studimi i ri, përcjell Idea, ka për qëllim për të aplikuar të njëjtën teori për bebet e porsalindura.
bebet-kan-euml-vet-euml-dije-q-euml-kur-lindin-b-euml-jn-euml-diferenc-euml-n-e-tyre-me-t-euml-tjer-euml-t_hd