BE, 541 milionë euro gjobë Microsoft-it për monopol

images

Komisioni Europian për Konkurencë gjobiti me 561 milion euro Microsoft për monopol në tregun e shfletuesve (browser) duke u ofruar klientëve të sistemit të tij vetëm Internet Explorer, një produkt i vetë kompanisë.

Në vitin 2010 Microsoft, pas kërkesës së BE-së për t’u përshtatur me ligjet e unionit për konkurencën dhe kundër monopoleve, shtoi në sistemet e tij Windows 7 mundësinë e zgjedhjes të shfletuesit (browser) nga vetë klienti.

Por kjo mundësi zgjedhjeje u hoq nga të gjitha sistemet Windows 7 në shkurt të 2011 pas një përditësimi (update) që Microsoft ndërmori. Vetë kompania e cilësoi këtë një “gabim teknik”, por komisioneri i BE-së, Joaquin Almunia tha se rasti në fjalë ishte i paprecedentë dhe premtoi ndëshkimin e të gjitha kompanive që dhunojnë ligjet e BE-së duke mos mbajtur premtimet e tyre.

Teorikisht, Komisioni mund të kishte dënuar Microsoft deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore të tij, e përkthyer në shifra rreth 7.4 miliard dollarë, nisur nga të ardhurat që Microsoft deklaroi për 2012.

Heqja e monopolit të shfletuesve në sistemet Windows u kërkua në vitin 2007. “Opera”, shfletuesi norvegjez i internetit, iu ankua autoriteteve në Bruksel se Microsoft po dhunonte ligjet e konkurencës duke vendosur automatikisht Internet Explorer në sistemin e tij operativ.