BBC: Ekziston tempull nentokesor i “jashtetokesoreve” te Scientologjis (video)

loading...

scie

loading...

Kisha Scientology ka ndërtuar një katedrale gjigante, poshtë nëntokës, në afërsi të Roswell në SHBA.
Sipas gazetarit të BBC John Sweeney, i cili i referohet dëshmive të anëtarëve të Kishës së Scientology, Tempulli gjendet poshtë malit Mesa Huerfainta në shtetin e New Mexico.
Shenjat e çuditshme që duken nga lartë në majën e malit (foto) janë –sipas gazetarit- simbole që do të udhëzojnë jashtëtokësorët e Pastër, Scientology-t më të lartë në hierarki, kur ata të kthehen nga udhëtimi i tyre nga hapësira. Tempulli ka kushtuar disa qindra milion dollarë dhe është ndërtuar gjatë viteve 1980.
“Në kasafortën e katedrës, gjenden mësimet e themeluesit të kësaj Kishe, të L. Ron Hubbard të skalitura në gjethe ari, brenda në kuti të izoluara hermetikisht me titan”, dëshmon gazetari për BBC. Madje, pretendon se tempulli është hermetik në rast të një sulmi me bombë hidrogjeni, pasi është i rrethuar nga tre shtresa çeliku, 2.5 tonësh çdo njëra. Qëllimi i këtij hermetizimi është që t’i mbijetoj ndonjë shkatërrimi të tmerrshëm të Tokës dhe shkrimet e Scientology-ve të ruhen me kujdesin më të madh deri sa ato të bien në duart e gjeneratave të reja të Scientology./LajmeOnline/

loading...