BBA:Përmbledhja ditore dita 9(video)

bba5

Anaidi ka thënë se do të mundohet që të afrohet me Elenën, në mënyrë që të ndikojë në marrëdhënien e saj me Marselinin. Kështu ai shkon në oborr, pranë Elenës dhe i tregon asaj për debatin që pati gjatë natës me Marselinin. Ai i thotë se Marselini i kishte thënë se ai u afrua me Elenën, duke e përdorur atë si strategji loje.

Permbledhja ditore nga dita 9 e BBA ne Video &

Video streaming by Ustream

Elena ia kthen duke e pyetur për marrëdhënien dhe afrimitetin që Anaidi ka krijuar me Joanën. Anaidi i përgjigjet se në shtëpi ai ka më shumë afrimitet me Joanën, por e konsideron atë shoqë. “Unë këtu brenda mund të lidhem me këdo, ndoshta me Joanën më intereson të kem ndonjë gjë emocionale më shumë se ç’duhet dhe rri gjatë gjithë kohës me të” thotë Anaidi dhe Elena e këshillon “po kujdes me këtë pjesë, se Joana e ka një lidhje jashtë”.

Më pas Anaidi i thotë se afrimiteti i tij me Joanën nuk është pjesë strategjie dhe më pas thotë se e konsideron vetëm shoqe. Anaidi thotë se e pëlqen Joanën për tipin që ka dhe shprehet “Unë di ta ndaj shumë mirë pjesën kur dikujt i them shoqe dhe kur jo”. Më pas ai largohet, ndërsa Elena vazhdon të qëndrojë në diell.

Iliri: “Do dal i fundit nga shtëpia”;- Joana:-“Ky është misioni yt?”

Joana dhe Iliri vazhdojnë të ngacmohen herë pas here, ku Iliri u hedh batuta edhe banorëve të tjerë, por Joana u del në mbrojtje dhe debaton vazhdimisht me Ilirin.
E ndërsa Iliri ngacmon Eldorën, Joana i thotë se ai sillet si një grua e keqe e llafazane. “Edhe gru po të ishe, s’do ishe kaq delenxhi” i thotë ndër të tjera Joana, Ilirit dhe ai shton “Unë jam i tillë, po di të them vetëm se do të dal i fundit që këtu”.

Joana i thotë se ai ka shumë siguri për këtë fakt dhe e pyet se nga i buron kjo siguri kaq e madhe. Iliri i përgjigjet se kjo është punë për të, por e rëndësishme është fakti që ai do të dalë i fundit nga shtëpia, duke nënkuptuar kështu se do të jetë pikërisht ai fituesi.
Joana i thotë se një gje e tillë mund të ndodh vetëm nëse ai nuk është konkurent i vërtetë, por ky do të jetë misioni i tij. “Do dalësh i fundit, vetëm nëse je me mision, por s’ka gjë se unë për këtë punë jam këtu” thotë Joana dhe më pas shton “ky është sekreti yt?, je me mision këtu?”.
Iliri i thotë se siguria e tij vjen sepse ai ka besim te kapaciteti dhe aftësitë e tij.

 

Dyshime për Xhimin:“Mund të jetë gay?”

Marselini, Elena dhe Eldora janë duke biseduar për Xhimin. Eldora hedh dyshimin që Xhimi mund të jetë “gay”. Marselini duket sikur ja mbeshtet mendimin megjithëse duket paksa i luhatur. Të tre thurin plane se si mund ta vërtetojnë një gjë të tillë. Marselini thotë se mund të shkojë e ta pyesi drejt për drejtë. Eldora mendon se ka zbuluar sekretin e Xhimit dhe nuk e lë Marselinin tja thotë drejt për drejt Xhimit. Por Marselini i thotë: “Nuk është ndonjë sekret i madh, sepse ai duket“. Të tre qeshin.

Eldora thotë që ka tërë javën që e studion sepse ka dyshime për të. Elena shton edhe një fakt tjetër, që Xhimi bën debat gjithmonë për kuzhinën dhe vetëm me vajzat.
Marselini thotë që ai e ka provokur Xhimin dhe i ka thënë që ka një bisedë të cilën do ta konsumojë vetëm për vetëm me Xhimin. Këtë ai e bëri pasi donte të shikonte reagimin e tij. Të tre vazhdojnë të thurin plane se si mund ta vërtetojnë në mënyrë që të jenë të bindur për zbulimin e një sekreti. Por gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve.